Beshiktashi po bën tentativat e fundit për transferimin e Dele Allit nga Evertoni.
Dele Alli nuk po kalon formë të mirë te skuadra nga “Merseyside” dhe mund ta kërkojë largimin nga klubi këtë muaj.
Në fakt, as zyrtarët e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me shërbimet e tij. Që prej transferimit nga Tottenhami në muajin janar, Dele Alli ka shënuar vetëm një gol në 13-të paraqitje me klubin e ri.
26-vjeçari nuk ka qenë as titullar nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard, ndërsa transferimin në Turqi mund ta shohë si ringjallje të karrierës.
Artikuj të ngjashëm