Mbrojtësi i Rumanisë, Radu Dragusin, do ta vazhdojë karrierën në Premier League të Anglisë. Dragusin do të transferohet te skuadra e Tottenhamit pasi ka arritur marrëveshjen dhe ditëve në vijim do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, përpara se të prezantohet.
Te Tottenhami, Dragusin do të transferohet nga skuadra e Genoas që do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij. 21-vjeçari me ekipin anglez do të firmosë kontratë deri në vitin 2028 dhe po shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin defansiv.
Dragusin në vitin 2022 iu bashkua Genoas nga Juventusi, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Salernitanan e Sampdorian. Në 22 ndeshje të luajtura këtë edicion, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.