Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami siguron Cristanten

Mesfushori defensiv, Brian Cristante prej edicionit të ardhshëm do të luaj në Premier League. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Cristante do të jetë pjesë e Tottenhamit, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje.

Mësohet se Tottenhami, po ashtu, ka njoftuar skuadrën e Romës se do ta paguajë klauzolën e lirimit të Cristantes në fund të këtij edicioni. Për kartonin e tij, ekipi anglez do të paguajë 30 milionë euro, ndërsa Cristante do të firmos kontratë katërvjeçare me Tottenhamin.

Këtë edicion, Cristante ka 2 gola e 3 asistime në të gjitha garat për Romën, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai ka edhe 38 paraqitje dhe 2 gola të realizuar me Italinë.