Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cristante firmos kontratë të re me Romën

Mesfushori Brian Cristante ka firmosur kontratë të re katërvjeçare me skuadrën e Romës, kanë njoftuar mediumet italiane të martën.

Me kontratën e re, Cristante do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë më të lartë.

Me këtë veprim, Roma u ka bërë me dije skuadrave tjera se Cristante nuk është në shitje dhe se bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho për të ardhmen. 28-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2018 dhe vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë defensiv në Serie A vitet e fundit.

Ai pati 1 gol e 3 asistime në 53 ndeshje për Romën në edicionin e fundit. Cristante ka edhe 32 ndeshje e 2 gola të shënuar për Italinë.