Mesfushori Brian Cristante pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Romës, ka njoftuar “Football-Italia” të mërkurën.
Bëhet e ditur se krerët e Romës kanë nisur negociatat me Cristanten, të cilit kontrata aktuale i skadon në vitin 2024.
Thuhet se me rinovimin e kontratës, ai do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2026.
Te Roma po duan ta mbajnë më gjatë Cristanten në ekip pas kërkesës së trajnerit Jose Mourinho, i cili e sheh 27-vjeçarin si të rëndësishëm për projektin e tij.
Këtë edicion, Cristante ka një gol në një ndeshje të luajtur në Serie A.
Artikuj të ngjashëm