Krerët e Romës po shpresojnë që mesfushori Bryan Cristante të mbetet në klub edhe për një kohë të gjatë. Mirëpo, mesfushori ende nuk e ka pranuar ofertën e Romës për ta vazhduar kontratën, përcjellë të hënën “Calciomercato”.
Cristante 27-vjeçar ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe për ta rinovuar kontratën po kërkon pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Në rast se nuk e rinovon kontratën, atëherë Cristante mund të largohet nga Roma për 20 milionë euro. Interesim për mesfushorin italian tashmë kanë treguar Sevilla, Milani e Juventusi.
Artikuj të ngjashëm