Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cristante do të largohet nga Roma

Mesfushori i Italisë, Bryan Cristante, pritet të largohet nga skuadra e Romës gjatë afatit kalimtar të verës. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten, se disa skuadra, përfshirë Milanin dhe Juventusin, tashmë kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin.

Cristante sezonin e shkuar pati paraqitje të mira dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Ai është pjesë e Romës prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Atalanta, ndërsa sezonin e fundit realizoi tri gola dhe bëri dy asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.