Mesfushori Brian Cristante pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Romës, ka njoftuar “Football-Italia” të mërkurën. Te Roma po duan ta mbajnë Cristanten më gjatë në ekip dhe tashmë kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale i skadon në vitin 2024, ndërsa me rinovimin e saj, Cristante do të mbetej te Roma deri në verën e vitit 2027. Mësohet se palët pothuajse kanë arritur marrëveshjen, e cila mund të finalizohet muajin tjetër.
Me këtë veprim, drejtuesit e Romës po duan t’ua dërgojnë një mesazh të qartë Juventusit dhe Milanit se Cristante nuk është në shitje. 27-vjeçari që luan mesfushor defensiv është pjesë e Romës prej vitit 2018. Këtë sezon, Cristante ka shënuar një gol në nëntë paraqitje.