Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ia ofron De Jongut kontratën e re

Frenkie de jong

Mesfushorit Frenkie de Jong i është ofruar kontrata e re nga skuadra e Barcelonës, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të martën. Bëhet e ditur se palët tashmë kanë mbajtur një takim pasi interesi është i përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin.

Mësohet se holandezit i është ofruar kontrata e re deri në vitin 2027 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Po ashtu, i është përfshirë edhe një klauzolë e lartë lirimi duke pasur parasysh se ka interesim për shërbimet e tij nga Anglia.

26-vjeçari këtë sezon është njëri prej lojtarëve kyç te Barcelona dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2026. Deri më tani De Jong ka 1 gol në 7 paraqitje në të gjitha garat dhe aktualisht po rikuperohet nga lëndimi për të qenë i gatshëm për duelin me Real Madridin që luhet në fund të muajit.

Artikuj të ngjashëm