Drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar mesfushorit Frenkie De Jong rinovimin e kontratës, por me pagë më të ulët sesa paga aktuale.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se te Barça po shpresojnë që De Jong ta pranojë rinovimin e kontratës me reduktim të pagës aktuale prej 12 milionë eurosh në vit.
Holandezi është njëri prej lojtarëve më të paguar në klub dhe te Barcelona po shpresojnë që De Jong ta kuptojë situatën financiare të klubit, duke e ndihmuar me reduktimin e pagës sikurse portieri Marc-Andre ter Stegen.
26-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa është pjesë e klubit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Ajaxi.
Këtë edicion, De Jong ka katër paraqitje dhe një gol të shënuar në La Liga.