Drejtori i Barcelonës, Deco ka mohuar largimin e mesfushorit të Holandës, Frenkie de Jong. Ai ka thënë se lajmet se De Jongu do të largohet në verë “janë të rreme”.
Ai ka shtuar se De Jong është i lumtur në Barcelonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kishte shumë lajme të rreme dhe ai donte ta sqaronte këtë. Unë e shoh De Jongun të lumtur në Barcelonë. Ai është lojtari më i mirë në pozitë ne tij. Është në nivel të lartë”, ka thënë Deco.
26-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Te Barcelona u transferua në vitin 2019 nga Ajaxi.