Futboll

De Jong pritet të kthehet në stërvitje javën e ardhshme

Frenkie de jong

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, do t’i kthehet Barcelonës në stërvitje javën e ardhshme, pas pesë muajsh mungesë. 

Të premten “Mundo Deportivo” ka raportuar se De Jong ka pranuar rezultate pozitive pas stërvitjeve individuale që i bëri në ditët e fundit. 

Mësohet se trajneri Hansi Flick është i lumtur për kthimin e De Jongut. 

Holandezi e lëndoi kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Real Madridit që u zhvillua në muajin prill. 
Ai i mungoi edhe përfaqësueses së Holandës në “Euro 2024”.