Manchester Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Holandës, Frenkie De Jong ka shkruar “El Nacional” të enjten. Unitedi i ka ofruar Barcelonës 80 milionë euro për holandezin, i cili ende nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll.
Unitedi po synon transferimin e De Jongut në afatin kalimtar të janarit dhe po pret një përgjigje nga përfaqësuesit e futbollistit. De Jong edhe më herët ishte kontaktuar nga klubi anglez, por kishte vendosur t'i qëndronte besnik Barcelonës.
26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Ajaxi. Këtë edicion, De Jong ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat për skuadrën spanjolle.