Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit frenkie de jong, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Erik Ten Hag. “DailyMail” ka bërë të ditur të martën se Unitedi pritet së shpejti ta kontaktojë Barcelonën në lidhje me mesfushorin holandez.
Thuhet se Unitedi është gati të ofrojë mbi 80 milionë euro për De Jongun, i cili ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026.
Ekipi anglez po e kërkon De jongun prej verës së shkuar, por ishte 25-vjeçari, ai që refuzoi transferimin tek Unitedi edhe pse Barcelona kishte pranuar ofertën.
De Jong, këtë edicion ka 2 gola e 2 asistime për Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga skuadra e Ajaxit.