E ardhmja e Frenkie de Jongut në Barcelonë është në dyshim. Ai mund të largohet gjatë verës nga skuadra spanjolle për t’u transferuar te skuadra e Manchester Unitedit. Gjigani i Premier Leagues së Anglisë nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit holandez.
25-vjeçari nuk pranon ulje të pagës për të qëndruar ende pjesë e Barcelonës. De Jong me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Sezonin aktual në 20 ndeshje në La Liga ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim. Ai është pjesë e rregullt e përfaqësueses holandeze të futbollit.
Artikuj të ngjashëm