Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pas De Jongut

Skuadra e Chelseat është futur në garë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong. “The Sun” ka bërë të ditur të mërkurën se Chelsea po synon transferimin e holandezit në verë pasi Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për të.

Madje thuhet se londinezët kanë bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për De Jongun, i cili po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi. De Jong deri më tani ka refuzuar largimin nga Barcelona, por duket se është i gatshëm që sezonin tjetër të luajë në Premier League.

25-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, ndërsa në 32 ndeshje të luajtura këtë sezon ka 2 gola e 1 asistim.