Chelsea e ka prioritet transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong. Kështu raporton të mërkurën “Football Insider”. De Jong pritet të largohet nga gjiganti spanjoll për ta vazhduar karrierën në ndonjë klub tjetër dhe Chelsea mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
25-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në La Liga të Spanjës, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim. Interesim për De Jogun ka shprehur edhe Manchester Unitedi.
Vlera e mesfushorit holandez është 50 milionë euro. Ai me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm