Chelsea është gati t’i plotësojë të gjitha kërkesat e Barcelonës për mesfushorin Frenkie de Jong, ka shkruar Fabrizio Romano në kolumnën e tij në “Caught Offside”.
De Jongun dëshironte ta transferonte edhe Manchester Unitedi. Madje, “djajtë e kuq” arritën marrëveshje me Barcelonën për transferimin e holandezit për 75 milionë euro, por problemi ishte te futbollisti që nuk donte të largohej.
25-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 pasi shkëlqeu me Ajaxin në atë edicion, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm