Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jongu mbetet objektiv i Unitedit dhe Chelseat

Frenkie de jong

Pavarësisht tentimeve për ta transferuar Frenkie de Jongun e Barcelonës këtë verë, Manchester Unitedi dhe Chelsea nuk ia dolën.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos, të dyja klubet nuk kanë hequr dorë nga mesfushori holandez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se Unitedi dhe Chelsea do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e lojtarit dhe tentimi i radhës për transferim mund të jetë janari.

De Jongu ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026.

Klubi nga Katalonja ishte i gatshëm ta shesë 25-vjeçarin për të rregulluar situatën e rëndë financiare.