Manchester Unitedi nuk është dorëzuar në garën për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.
“Daily Mail” shkruan se Unitedi do të tentojë ta bindë holandezin të transferohet në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni.
Ekipi anglez ishte pranë transferimit të De Jongut vitin e shkuar, por mesfushori refuzoi largimin nga Barcelona.
Tek ekipi spanjoll janë të gatshëm ta shesin 25-vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 80 milionë euro.
De Jongu po kërkohet me ngulm nga trajneri Erik ten Hag, i cili po shpreson ta ketë në ekip prej sezonit të ri.
Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 1 asistim në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm