Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong largohet nga Barcelona

Mesfushori Frenkie De Jong pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se transferimi i Ilkay Guendoganit, ka bërë që Barcelona ta nxjerrë në shitje holandezin.

Mësohet se Barcelona është në pritje të ofertave për De Jongun, i cili pëlqehet nga Bayern Munichi e Manchester Unitedi. Te Barcelona po shpresojnë të marrin një ofertë deri në 70 milionë euro për De Jongun, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2026.

De Jong ishte pranë largimit edhe verën e shkuar, por pati refuzuar të gjitha ofertat për të qëndruar në “Camp Nou”.

Ai ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat për Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Ajaxi.