Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, është kundërpërgjigjur ndaj kritikëve që pretendojnë se ai po refuzon ulje të pagës.
Holandezi 25-vjeçar ra dakord për një pagë prej 400 mijë eurosh në javë kur iu bashkua gjigantit spanjoll në vitin 2019 dhe më pas vazhdoi kontratën edhe për dy vjet me rritje të pagës nën udhëheqjen e presidentit Josep Maria Bartomeu.
Por kriza financiare e Barcelonës rezultoi që De Jong të detyrohet të marrë një ulje pagash në secilin nga tre sezonet e tij të parë, që do të thotë se tani atyre u kërkohet t’i paguajnë ato paga të shtyra lojtarit mbi pagën e tij ekzistuese. Si rezultat, De Jong do të fitojë 18.6 milionë euro neto këtë sezon.
“Ka pasur shumë gënjeshtra të përhapura në lidhje me pagën time. Në secilin nga tre vjetët e parë që kam luajtur këtu, kam shkurtuar rrogën time. Përfundimisht paratë kthehen dhe më vijnë mbi pagën time normale, kështu që duket më e madhe. Unë mendoj se shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë, por shifrat që mediat po përhapin janë të rreme”, ka thënë holandezi.
25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol në 11 paraqitje.