Mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg do të largohet nga Tottenhami këtë muaj për ta vazhduar karrierën në Serie A të Italisë. “Gazzetta dello Sport” raporton të mërkurën se danezi do t'i bashkohet skuadrës së Napolit.
Napoli tashmë ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin, por edhe Tottenhamin, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti. Për kartonin e Hojbjergut, skuadra italiane do të paguajë mbi 20 milionë euro, ndërsa 28-vjeçari do të firmos kontratë deri në vitin 2027 me Napolin.
Hojbjerg është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez.
Artikuj të ngjashëm