Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami i cakton çmimin Hojbjergut

Mesfushori i Danimarkës, Pierre-Emile Hojbjerg përfundimisht do të largohet nga skuadra e Tottenhamit në afatin kalimtar të janarit. “Sky Sports” të martën ka bërë të ditur se Tottenhami tashmë i ka caktuar çmimin mesfushorit 28-vjeçar, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.

Për kartonin e tij, Tottenhami po kërkon të paktën 35 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet Hojbjergut ka kohë që kanë shfaqur Juventusi e Atletico Madridi.

Ai do të largohet nga Tottenhami, pasi këtë edicion nuk bën pjesë në planet e klubit nga Londra.

Këtë sezon, Hojbjerg ka vetëm 215 minuta lojë për Tottenhamin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020. Para Tottenhamit, Hojbjerg ka luajtur edhe për Southamptonin, Bayernin, Schalken e Augsburgun.

Artikuj të ngjashëm