Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hojbjerg me kontratë të re te Tottenhami

Mesfushori defensiv, Pierre-Emile Hojbjerg, pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Tottenhamit.

“Sky Sports” ka njoftuar të enjten se Tottenhami i ka bërë ofertë danezit me pagë më të mirë për ta vazhduar bashkëpunimin të paktën deri në vitin 2026.

Hojbjergut kontrata i skadon në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka impresionuar me paraqitjet e mira në fushë.

Në 16 paraqitje në të gjitha garat, 27-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asistime. Hojbjerg është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Southamptoni. Ai karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Schalke e Augsburgu.

Artikuj të ngjashëm