Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico në garë për Hojbjergun

Atletico Madrid është skuadra e radhës që synon transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg.

Për mesfushorin defensiv interesim kanë shprehur edhe Lyoni, Newcastle dhe Juventusi.

28-vjeçari danez me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2025. Klubi anglez e sheh si aset futbollistin e Danimarkës. Por ende nuk ka arritur ta bindë mesfushorin ta vazhdoj kontratën.

Hojbjerg iu bashkua Tottenhamit në gusht të vitit 2020 nga Southamptoni.

Ai më herët ka luajtur edhe për Bayernin, Schalken, Augsburgun dhe për të rinjtë e Brondbyt.