Atletico Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, danezin Pierre-Emile Hojberg, ka njoftuar “AS” të martën.
Bëhet e ditur se Atletico ka përgatitur ofertën për 27-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone.
Ekipi spanjoll është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për transferimin e Hojbergut gjatë kësaj vere. Hojberg ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, ndërsa më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez duke lënë të hapur mundësinë e largimit. Edicionin e fundit.
Hojberg ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 7 herë në të gjitha garat për Tottenhamin. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Southamptoni, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Schalke e Augsburgu.