Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hojberg i bashkohet Atleticos

Pierre-Emile Hojberg do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Atletico Madridit, ka njoftuar “AS” të martën. Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka pranuar ofertën e Atleticos dhe transferimi i Hojbergut do të kompletohet gjatë ditëve në vijim.

Atletico do të paguajë rreth 30 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili ka marrëveshje personale me skuadrën spanjolle dhe do të firmosë kontratë katërvjeçare.

Danezi pëlqehet shumë nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, i cili e sheh si përforcim të duhur për mesfushën në edicionin e ri.

Hojberg ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2020, ndërsa ka luajtur edhe për Southamptonin, Bayernin, Schalken e Augsburgun.