Pierre-Emile Hojberg do të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se Juventusi ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e mesfushorit danez.
Juventusi do ta huazojë Hojbergun dhe do ta ketë opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit.
28-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Reprezentuesi i Danimarkës, është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020 ndërsa këtë edicion nuk ka pasur minutazhë të madhe.
Në total, ai ka 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.