Tottenhami ka vendosur ta nxjerrë në shitje mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg, të cilit tashmë edhe ia ka caktuar çmimin. Për ta lënë të lirë futbollistin danez në afatin kalimtar të janarit, Tottenhami po kërkon 30 milionë euro.
Hojbjerg pritet të largohet nga ekipi anglez pasi nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion, ku në total ka 170 minuta lojë në të gjitha garat. Ai po kërkohet me ngulm nga Juventusi, ekip që po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.
Hojbjerg është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai po kërkohet edhe nga Atletico Madridi, ndërsa gjatë karrierës ka qenë pjesë edhe e Southamptonit, Bayernit, Schalkes e Augsburgut.
Artikuj të ngjashëm