Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë për Hojbergun

Skuadra e Juventusit po interesohet për mesfushorin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojberg, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën.

Thuhet se danezi 28-vjeçar po shihet si përforcim i duhur për mesfushën te Juventusi, ekip që po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Për kartonin e Hojbergut, Juventusi është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro. Hojberg ishte pranë largimit nga Tottenhami para fillimit të këtij edicioni, por ofertat e skuadrave tjera nuk e bindën klubin nga Londra për ta liruar.

Hojberg ka 6 paraqitje për Tottenhamin këtë edicion, kryesisht duke u inkuadruar nga stoli, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025. Ai karrierë ka bërë edhe te Southamptoni, Bayern Munichi, Schalke e Augsburgu.

Artikuj të ngjashëm