Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e sheh Hojbjergun si zëvendësues të Pogbas

Juventusi është duke e monitoruar situatën e mesfushorit qendror të Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg.

Kështu ka shkruar të premten mediumi italian “Corriere dello Sport”.

Sipas gazetës italiane, përfaqësues të danezit kanë mbajtur bisedime tashmë me drejtuesit e “zonjës së vjetër”.

Hojbjerg u transferua te Tottenhami në vitin 2020, ndërsa ka kontratë me londinezët deri në vitin 2025.

Por ai nuk po gjen vend në formacionin titullar të trajnerit Ange Postecoglu.

Ka qenë vetëm një herë titullar në gjashtë paraqitjet e tij, ndërsa ka zhvilluar 169 minuta në këtë edicion.

Hojbjerg në të kaluarën ka luajtur edhe te Southamptoni, Bayern Munichu, Schalke, Augsburgu e Brondby.

Artikuj të ngjashëm