Mesfushori Tanguy Ndombele do të rikthehet te skuadra e Tottenhamit me të përfunduar sezoni aktual.
“Calciomercato” shkruan të premten se Napoli nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së francezit, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Napoli mund ta bëjë Ndombelen transferim të përhershëm për 30 milionë euro, por trajneri Luciano Spalletti nuk llogarit në shërbimet e tij.
26-vjeçari para fillimit të këtij sezoni u huazua te Napoli për një vit, ndërsa deri më tani ka 2 gola e 1 asistim në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Ndombele ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, ndërsa edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar te skuadra e Lyonit.