Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndombele huazohet te Napoli

Mesfushori Tanguy Ndombele karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit, që tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për huazimin e tij, ka njoftuar “Calciomercato” të martën.

Ndombele do të huazohet për një vit te Napoli, ekip që do ta ketë opsionin e blerjes së kartonit të tij për 30 milionë euro.

Po ashtu, Napoli do t’i paguajë ekipit anglez dy milionë euro për huazimin njëvjeçar të mesfushorit francez.

25-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025 por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Ai edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni, por ekipi francez nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së tij.

Artikuj të ngjashëm