Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndombele i pavendosur

Tanguy Ndombele është në mesin e lojtarëve që do të largohet nga Tottenhami këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Mediat në Angli shkruajnë të martën se Marseille dhe Galatasaray janë ndër opsionet për mesfushorin francez.

Por, lojtari preferon më shumë kalimin në Spanjë ose në Itali.

Përveç Ndombeles, nga Tottenhami pritet të largohen edhe Giovani Lo Celso, Sergio Reguilon dhe Harry Winks.