Mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndemebel, dëshiron të largohet nga futbolli anglez në verën e vitit të ardhshëm.
Raportohet se dëshira e reprezentuesit francez është që të veshë fanellën e Real Madridit.
Pikërisht, Real Madridi kishte shfaqur interesim më herët për Ndomebelen dhe bwhet e ditur se ende po e monitoron.
Ndombele u transferua te Tottenhami nga Lyoni në vitin 2019 për 60 milionë euro.
Një gol në pesë ndeshje këtë sezon me Tottenhamin, është bilanci i 24-vjeçarit.
Kontrata me Tottenhamin i skadon në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm