Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, francezin Tanguy Ndombele, kanë raportuar mediumet spanjolle të mërkurën.
Bëhet e ditur se gjasat janë të mëdha që Barça të tentojë transferimin e Ndombeles gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, Barcelona do ta kërkojë huazimin e tij me opsionin e blerjes.
24-vjeçari këtë sezon ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin.
Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me ekipin, të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga Lyoni për 60 milionë euro.