Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germainit dhe po pret dritën e gjelbër nga Barcelona për t’u transferuar në Francë. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Parisi dhe Dembele tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe ekipi francez është në negociata me Barcelonën për transferimin e francezit.
Dembele është pajtuar me kontratë pesëvjeçare te Parisi, ndërsa Barcelona për lirimin e tij po kërkon rreth 100 milionë euro duke insistuar që të paguhet klauzola e lirimit.
26-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.
Edicionin e fundit, Dembele pati 8 gola e 9 asistime në të gjitha garat për Barçën.