Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele drejt Bayernit

Ousmane Dembele do të largohet përfundimisht nga Barcelona këtë verë për t’u rikthyer në kampionatin gjerman. “Bild” njofton të martën se sulmuesi i krahut do t’i bashkohet Bayern Munichut pasi tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën që i skadon vitin e ardhshëm.

Madje, thuhet se francezi tashmë ka marrëveshje personale me Bayernin, që ka nisur negociatat me ekipin spanjoll për transferimin e tij në verë.

Për kartonin e 25-vjeçarit, Barcelona po kërkon të paktën 60 milionë euro, ndërsa Dembele te Bayerni po shihet si përforcim i madh për edicionin e ardhshëm.

Ai është pjesë e Barçës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi, ndërsa këtë edicion ka 8 gola e 7 asistime në 30 ndeshje të luajtura.