Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon 100 mln për Dembelen

Dembele do t’i bashkohet PSG-së

Sulmuesi Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. “AS” raporton të mërkurën se Barça tashmë ia ka caktuar çmimin francezit pas interesimit të Paris Saint-Germainit.

Për ta lënë të lirë Dembelen në verë, Barcelona po kërkon 100 milionë euro. Dembele muaj më parë ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024, por është i gatshëm të rikthehet në futbollin francez.

Ai këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 21 ndeshje të luajtura për ekipin spanjoll në të gjitha garat.

Dembele iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, ndërsa karrierën si profesionist e ka nisur te skuadra e Rennesit në Francë.

Artikuj të ngjashëm