Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nxjerr në shitje Dembelen

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni. “AS” ka raportuar të martën se drejtuesit e Barçës kanë vendosur ta nxjerrin në shitje francezin në verën e ardhshme.

Për ta lënë të lirë Dembelen, i cili po kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germaini e Chelsea, ekipi spanjoll po kërkon 60 milionë euro. Dembele muaj më parë rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2024 dhe te Barcelona nuk po duan ta humbin si lojtarë të lirë pas dy vjetësh.

25-vjeçari ka treguar formë fantastike këtë edicion te Barcelona, duke shënuar dy gola dhe asistuar katër herë në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm