Bayern Muencheni po mendon transferimin e futbollistit të Francës dhe Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë verës së vitit të ardhshëm, raporton “El Nacional”.
Dembele pritet të kushtojë 50 milionë euro, shumë të cilën Bayerni është gati ta paguajë.
Gjigantit gjerman e ka përcjellë edhe në të kaluarën futbollistin francez. 25-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Ai ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë në 14 ndeshje në La Liga të Spanjës.
Artikuj të ngjashëm