Ousmane Dembele është një nga lojtarët që ka luajtur rol të rëndësishëm te Franca që siguroi të enjten finalen e Kupës së Botës në Katar. Por, Barcelona nuk ndryshon planet me Dembelen.
Mediumet në Spanjë raportojnë se Barcelona është e interesuar ta shesë lojtarin për 50 milionë euro.
Ai me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024, ndërsa futbollisti francez ka kërkuar prej kohësh vazhdimin e kontratës.
Por, aktualisht nuk ka asnjë bisedim apo takim për të ardhmen e Dembeles, që për Francën në këtë Botëror ka luajtur gjashtë ndeshje.
Pesë ndeshje i ka zhvilluar si startues dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët me dy asistime.
Dembele me Francën të dielën do të përballen kundër Argjentinës në finale të Botërorit në Katar.