Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele. “FootMercato” raporton të hënën se te Barcelona janë të gatshëm ta shesin Dembelen për 50 milionë euro, sa e ka edhe klauzolën e lirimit.
Dembele pëlqehet shumë nga ekipi francez, i cili së shpejti do të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij në verë. 25-vjeçari këtë sezon ka 8 gola e 7 asistime në të gjitha garat, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro.