Drejtuesit e Napolit po përpiqen ta bindin mbrojtësin Kalidou Koulibaly ta rinovojë kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se Napoli tashmë i ka ofruar senegalezit rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.
Megjithatë, thuhet se vështirë që 30-vjeçari do ta pranojë këtë ofertë, duke pasur parasysh se në kontratën aktuale e ka pagën prej gjashtë milionë eurosh në vit. Koulibaly është i vendosur të largohet nga Napoli këtë verë, kurse interesimi nuk mungon nga skuadrat e tjera.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 35 milionë euro.