Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Koulibalyn

Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

“Calciomercato” ka njoftuar të enjten se ekipi londinez po e bën gati ofertën për ta bindur Napolin në lirimin e senegalezit. Thuhet se për shërbimet e Koulibalyt, Chelsea do të ofrojë mbi 50 milionë euro.

Mbrojtësi 30-vjeçar te Chelsea po shihet si zëvendësim ideal për Antonio Ruedigerin, i cili do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë.

Koulibaly pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon verën e ardhshme.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2014, kurse këtë sezon në të gjitha garat ka kontribuar me tri gola e dy asistime.

Artikuj të ngjashëm