Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseat, Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi 31-vjeçar i Senegalit është kërkesë e trajnerit italian të Juventusit, Massimiliano Allegi. Koulibaly në verën e vitit të kaluar u transferua nga Napoli për 38 milionë euro te skuadra e Chelsat.
Me klubin nga Londra ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në sezonin aktual, mbrojtësi senegalez ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 31 ndeshje në të gjitha garat. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Genkut në Belgjikë dhe Metzi francez.
Artikuj të ngjashëm