Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly nis bisedimet me Juventusin

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly pritet të jetë përforcimi i madh i Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” raporton të hënën se Koulibaly tashmë ka nisur negociatat me Juventusin për një transferim eventual në Itali këtë verë.

Mësohet se Koulibaly nuk është aspak i kënaqur te Chelsea dhe për këtë arsye po dëshiron kthimin në Serie A.

Ai te Chelsea u transferua para fillimit të këtij sezoni nga Napoli, por nuk ka arritur të përshtatet në futbollin anglez. 31-vjeçari deri më tani ka 31 ndeshje për Chelsean, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim. Ai ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.