Sport

Juventusi me ofertë për Koulibalyn

Skuadra e Juventusit ka bërë gati ofertën për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kaludou Koulibaly. “Tuttosport” të hënën ka shkruar se Juventusi do të ofrojë 40 milionë euro për senegalezin, i cili pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës.

Koulibaly ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon vitin e ardhshëm, dhe te Juventusi po shihet si zëvendësim ideal për Giorgio Chiellinin. 30-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe në sezonin 2021/22 në 34 ndeshje në të gjitha garat ka kontribuar me tri gola e po aq asistime.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Genku.