Qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly pritet të jetë përforcimi i madh i Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Calciomercato” ka raportuar të premten se senegalezi në verë do të transferohet te Juventusi, pasi parimisht ka marrëveshje me ekipin nga Torino.
31-vjeçari ka kërkuar largimin nga Chelsea për shkak se nuk ka arritur të adaptohet në Angli. Ai verën e shkuar iu bashkua Chelseat nga Napoli dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Juventusi së shpejti do t’i nisë kontaktet me Chelsean dhe për transferimin e Koulibalyt do të ofrojë 30 milionë euro.
Ai këtë edicion ka regjistruar 31 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim.